Sulejman Demollari është një emër që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Një lider në fushë, protagonist me klubet dhe ekipin kombëtar. Jeta e kësaj legjende vjen në një libër të ri, me autor Uvil Zajmin. Libri sjell rrugëtimin e plotë të një prej futbollistëve më të mëdhenj të brezit të tij, të ndarë në etapat më të rëndësishme të karrierës. Uvil Zajmi vlerësoi figurën e Demollarit si sportist dhe njeri.

“Sulejman Demollari nuk ka qenë vetëm një futbollist, një kampion i veçantë, por një kampion universal. Djalë i edukuar, i sjellshëm, kurrë problematik. Më është dhënë mundësia ta arbitroj, të jem me të në fushë”.

Sot, 62-vjeç, Sulejman Demollari i bën të gjithë pjesë të suksesit të tij në fushë.

“Te ky sukses të gjithë bëjnë pjesë në karrierën time, sigurisht një pjesë edhe familja, që gjithmonë ka qenë një mbështetje dhe ndihmesë e jashtëzakonshme në këtë profesion sa i vështirë dhe i bukur për mua”.

Sulejman Demollari, i cili e nisi karrierën te Dinamo e Tiranës në vitet ’80, shkëlqeu më pas te Dinamo e Bukureshtit pas ndryshimit të sistemit. Ai mbahet mend edhe për kontributin e dhënë me Shpresat dhe Kombëtaren A.

Tv Klan

/tvklan.al