Tre studime kanë zbuluar periudhën kur njeriu modern mbërriti në ishujt britanik

Homo Sapiens kolonizoi kontinentin evropian 45 mijë vite më parë, duke mbërritur deri në ishujt britanikë. Dhe bashkëjetesa me autoktonët, Njeriun Neandertal, ka zgjatur mijëra vite. Ndërkohë që gjurmët e para të Homo Sapiensit në kontinentin tonë, datojnë 56 mijë vite me parë, të gjetura në një shpelllë në Francë.

Rindërtimi i historisë së njeriut modern dhe etapat e migrimit të tij janë shumë me komplekse se sa mund të mendohet, dhe udhëtimi jashtë Afrikës është kompletuar në disa valë të ndryshme, dhe në mënyrë të fragmentarizuar.

Konkluzionet e penetrimit të tij deri në ishujt britanike është në bazë të tre studimeve të kryera nga instituti shkencore, ndër te cilët edhe ai gjerman Max Planck mbi analiza gjenetike dhe vegla guri të gjetura.

Klan News