Greqia po përballet me një tjetër valë të fortë të të nxehtit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit.
Në Athinë, autoritetet kanë hapur shtatë ambiente të posaçme, ku qytetarët mund të gjejnë strehim dhe të shmangin temperaturat e larta gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Kujdes i veçantë po tregohet edhe për kafshët endacake. Punonjës të bashkisë dhe vullnetarë kanë vendosur rreth 130 pika me ujë të freskët, për t’i ndihmuar kafshët të përballojnë temperaturat e larta.
Autoritetet greke u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të hidratohet rregullisht.
Mjekët paralajmërojnë se temperaturat e larta përbëjnë rrezik veçanërisht për të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.
Ndërkohë, situata e zjarreve mbetet shqetësuese. Greqia ka përjetuar ditë të vështira gjatë javëve të fundit, me zjarre që kanë prekur disa zona të vendit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 