Një shëtitës i qenve ”në punë”, Japoni.

Disa fëmijë në Kolumbi, shihen të mbajnë helmeta të ngjashme me ato të përdorura nga astronautët. Por, këto helmeta janë të dizajnuara nga një grup inxhinierësh kolumbianë për qëllim mbrojtje nga koronavirus.

Një çift që përqafohet për herë të parë që nga mbyllja e gjatë e kufirit për shkak të koronavirusit midis  Australisë dhe  Zelandës së Re.

Mbretëresha Elizabetë, kreu angazhimin e saj të parë publik jashtë rezidencës mbretërore pas shtatë muajsh, ndërsa vizitoi shkencëtarët në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes.

Një person i veshur si Spider-Man duke pushuar poshtë një taksie, ndërsa shoferët e tjerë po mbanin një protestë kundër aplikacioneve të taksive të tilla si Uber, Cabify dhe Didi në Mexico City.

Një burrë bën flluska sapuni për fëmijët në California.

Përpara zgjedhjeve presidenciale në Guine, një mbështetës mban një pikturë të kandidatit kryesor të opozitës, Cellou Dalein Diallo.  Kreu i tanishëm i shtetit është 82-vjeçar dhe po kandidon për një mandat të tretë në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë.

Nëna e një ushtari 29-vjeçar të vrarë gjatë përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, qan në varrin e tij, afër qytetit Agdam. Luftimet e fundit  mes dy vendeve të cilat shpërthyen në 27 Shtator, kanë qenë më të ashprat në dekada,duke lënë  me qindra të vrarë në të dy palët.

Ndërsa zgjedhjet në SHBA janë në fillim të muajit të ardhshëm, Presidenti Donald Trump shihet të hedh një maskë fytyre nga skena gjatë një tubimi fushate në Aeroportin Ndërkombëtar në Florida. Ky ishte tubimi i tij i parë që kur u trajtua në spital për Covid-19.

Ne foto, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden pas një deklarate për shtyp./tvklan.al