Një incident i rrezikshëm është shënuar në Detin Baltik, ku një fregatë ruse ka lëshuar 2 flakadanë drejt një helikopteri ushtarak danez, gjatë një fluturimi rutinë në ujërat ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi pranë Gedserit, në jug të Danimarkës, teksa helikopteri “Fennec” i Forcave Ajrore daneze po fotografonte anijen ruse.

Incidenti ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Kopenhagen.

Ministria e jashtme daneze, e cilësoi veprimin si “krejtësisht të papranueshëm”, ndërsa ambasadori rus në Danimarkë është thirrur për të dhënë shpjegime.

Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar veprimin rus si “të pamatur” dhe një përpjekje për të frikësuar dhe përçarë.

Frederiksen deklaroi se Danimarka nuk do të tërhiqet dhe se veprime të tilla nuk do të kenë sukses.

Një ngjarje e tillë ka shënuar një rritje të tensioneve mes vendeve anëtare të aleancës ushtarake dhe rusisë në Detin Baltik, në një kohë kur prania dhe aktiviteti ushtarak në këtë zonë mbetet në nivele të larta.

Klan News

/tvklan.al