Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka thirrur një mbledhje urgjente në Rabat pas reagimeve të forta ndaj planit për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte aktivitetet tregtare të Kupës së Botës dhe do t’u shiste një pjesë të aksioneve investitorëve privatë.
Sipas mediave ndërkombëtare takimi do të zhvillohet sot.
Plani i Infantinos u kundërshtua nga UEFA, konfederata të tjera, por edhe nga opinioni sportiv dhe politika.
Akuza pati edhe nga zyrtarë të qeverisë botërore të futbollit, që vendosën në pozitë të vështirë Giani Infantinon.
Pas tërheqjes së projektit, UEFA deklaroi se kishte humbur besimin te Infantino dhe disa federata europiane kanë tërhequr mbështetjen për të në zgjedhjet e 2027.
Madje kërkohet me ngulm edhe dorëheqja e kreut të FIFA-s.
/tvklan.al












Botërori 2026 
