Të ardhurat e konsiderueshme dhe të pa tatuara të influencerëve dhe marketuesve online në bankat shqiptare kanë nxitur ndërhyrje të shpejtë tatimore.
Në një intervistë në emisionin “Pro Business”, ekspertët sqaruan detyrimet e reja të paluajtshme për këtë sektor në rritje.
Gjatë vitit 2024, Administrata Tatimore identifikoi flukse financiare hyrëse të pamatura prej rreth 33 milionë euro nga marketuesit online, të cilat nuk ishin të deklaruara. Ky alarm e bëri të pamënjesshme nevojën për përditësimim legislativ.
Si përgjigje, u bë një ndryshim në Ligjin 9920 për Procedurat Tatimore. Neni 40 i tij u plotësua me një pikë të re, ku tashmë përcaktohet qartë se “veprimtaria ekonomike tregtare” përfshin edhe ato aktivitete që zhvillohen në internet, duke i nënshtruar kështu influencerët detyrimeve të plota tatimore.
Sipas ekspertëve kontabël, rruga e detyrueshme për çdo influencer fillon me regjistrimin si subjekt biznesi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Ky është hapi i parë ligjor, pavarësisht nga niveli i të ardhurave të parashikuara.
Më pas, mënyra e tatimit ndryshon bazuar në natyrën e marrëdhënies: Kush tatohet dhe si?
Nuk ka përjashtime.
Ligji i ri është shumë i qartë: të tatueshme janë të gjitha të ardhurat e personave rezidentë dhe
jo-rezidentë nga aktivitetet online. Kjo përfshin jo vetëm reklamat dhe partneritetet, por edhe të
ardhurat nga lojërat në internet, monetizimi në YouTube, “dhuratat” (gifts) në TikTok, shitjet e
produkteve, komisionet, si dhe aktivitete të ngjashme si ofrimi i strehimit në Airbnb.
Norma e tatimit mund të ndryshojë sipas llojit të të ardhurave, por detyrimi për t’u deklaruar është
universal.
Për më shumë ndiqni emisionin në kanalin e youtube Tv Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 