Sipas rregullave të reja në Shqipëri, çdo person që gjeneron të ardhura përmes platformave online, si blogerët dhe influencerët, konsiderohet tani subjekt tregtar dhe i detyruar të formalizojë aktivitetin e tij.
Ata duhet të shënojnë në faqet e tyre të dhëna identifikuese si NIPT-in dhe adresën, ndryshe rrezikojnë paralizimin e faqes pas një paralajmërimi 15-ditor nga Administrata Tatimore.
Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është formalizimi dhe barazia fiskale në treg, jo ndëshkimi.
Eksperiët theksojnë se çdo e ardhur nga interneti trajtohet si aktivitet ekonomik, njësoj si çdo biznes tjetër, ndërsa monitorimi nga autoritetet do të intensifikohet.
Kontrollet gjatë vitit 2025 treguan se 100 profile në rrjetet sociale kishin gjeneruar mbi 33 milionë euro, duke nënvizuar rëndësinë e këtij tregu në rritje dhe nevojën për kontroll.
Shumë vende evropiane kanë vendosur tashmë rregulla strikte për këtë sektor, ku influencuesit regjistrohen si të vetëpunësuar ose sipërmarrës dhe deklarojnë të gjitha të ardhurat, duke përfshirë ato nga sponsorizimet, reklamat dhe platformat si YouTube.
Normat tatimore variojnë nga 25% deri në 50%, ndërsa në disa vende, si Franca, ekzistojnë pragje të caktuara të ardhurash për detyrime më komplekse.
Autoritetet përdorin mjete gjithnjë e më të avancuara për të ndjekur transaksionet, duke bërë të domosdoshme deklarimin e saktë për të shmangur penalitetet dhe detyrimet e prapambetura.
/tvklan.al












Botërori 2026 