Vetëm 45 minuta në fushën e lojës në miqësoren kundër Spanjës i mjaftuan Alain Tahos për t’u evindentuar si një nga talentët më premtues për Shqipërinë.

Portieri i Kombëtares Shpresa bëri disa pritje vendimtare në pjesën e dytë, për të mbajtur portën e paprekur në barazimin 0-0 kundër një prej ekipeve më të forta në Europës.

19-vjeçari, 1 metër e 93 centimetra i gjatë ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle, por edhe atyre italiane.

Ai është pjesë e skuadrës së Interit dhe disa herë është përfshirë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Kristian Kivu.

Taho i ka ngjitur gradualisht shkallët në kombëtaren shqiptare duke luajtur me ekipet e moshave, ndërsa paraqitja me Spanjën ishte e katërta me ekipin e 21-vjeçarëve.

Ndërkohë që Interi e ka ndjekur me vëmendje performancën e tij në Arenën Kombëtare dhe tani ka një plan specifik për ta rritur si lojtar.

Kërkon t’i japë vazhdimësi në Serinë C me Interin U-23 në mënyrë që të fitojë eksperiencë dhe në të ardhmen të bëhet një element edhe për skuadrën e parë.

/tvklan.al