Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në Major League Soccer (MLS), me një pagë të garantuar prej 30 milionë dollarësh në vit.
Ylli argjentinas kryeson listën me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit, ndërsa paga e tij është rritur me afro 8 milionë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.
Këto shifra përfshijnë vetëm pagesën e tij si futbollist dhe jo të ardhurat nga burime të tjera komerciale apo sponsorizimet.
Në vendin e dytë renditet sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili iu bashkua Chicago Fire në fillim të këtij viti, me 19.51 milionë dollarë në vit.
Podiumi plotësohet nga francezi Antoine Griezmann i Orlando City, me 13.94 milionë dollarë.
Pas tij vijnë koreano-jugori Son Heung-min i Los Angeles FC, me 11.15 milionë dollarë, dhe zvicerani Breel Embolo i Atlanta United, me 10.81 milionë dollarë.
Inter Miami nuk kryeson vetëm përmes yllit të tij argjentinas, por edhe për shumën totale të pagesave të lojtarëve.
Klubi i drejtuar nga David Beckham renditet i pari në MLS, me 59.37 milionë dollarë paga të garantuara për futbollistët.
Në vendin e dytë është Chicago Fire me 41.29 milionë dollarë, i ndjekur nga Atlanta United me 38.35 milionë dollarë.
Në pesë skuadrat me shpenzimet më të larta përfshihen edhe LA Galaxy me 34.91 milionë dollarë dhe Los Angeles FC me 32.91 milionë dollarë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
