Këto janë pasojat që ka sjellë uragani Irma në ishullin francez të Shën Martinit në Karaibe.

Dhjetëra barka të shkatërruara dhe përmbytje masive ishin pasojat në ishullin francez.

Gjendja e rëndë ka nxitur reagimin e autoriteteve në Paris. Në një deklaratë për shtyp, presidenti francez Emmanuel Macron, tha ndonëse është herët, bilanci i viktimave dhe dëmeve që do të sjellë “Irma” do të jetë i rëndë dhe mizor.

Viktima e parë e uraganit ishte një sërfist 16 – vjeçar, i cili doli në det të kapte dallgët e larta.

Uragani “Irma” është i kategorisë maksimale, asaj numër 5, më i forti që ka goditur ndonjëherë Oqeanin Atlantik.

Ishujt e tjerë të goditur nga uragani i fuqishëm janë Shën Bartolomeu, Antigua dhe Barbuda, ishuj tejet të frekuentuar nga turistët.

Edhe Shtetet e Bashkuara janë vënë në alarm. Guvernatori i Floridas, shtet të cilin “Irma” pritet të godasë në ditët e ardhshme, u bëri thirrje njerëzve të largohen menjëherë.

Situata është kritike edhe në ishujt Bahamas, në ishujt britanikë Virxhin dhe në Porto Riko, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe disa mijëra banorë janë evakuaar.

Tv Klan