Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, dyshohet se ka keqinformuar disa prej drejtuesve më të lartë të kompanisë lidhur me marrëdhënien e tij me biznesmenen kineze Alice Huang, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.
Sipas një investigimi të agjencisë Reuters, që citon burime të njohura me çështjen dhe komunikime të brendshme të kompanisë, Huang u kishte paraqitur drejtuesve, mes tyre këshilltarit ligjor Tim Teter dhe drejtoreshës së marketingut Alison Wagonfeld, kontaktet me biznesmenen si marrëdhënie të zakonshme pune dhe bashkëpunimi me klientët.
Çështja merr një dimension edhe më të ndjeshëm për shkak se Alice Huang është ish-drejtuese e kompanisë Megaspeed International, ndaj së cilës autoritetet amerikane kanë zhvilluar hetime për dyshime të mundshme spiunazhi në favor të Kinës. Megjithatë, Reuters thekson se nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur nëse ajo ka vepruar në emër të qeverisë kineze.
Ndërkohë, bordi i Nvidia ka angazhuar një studio të njohur ligjore amerikane për të kryer një hetim të pavarur mbi çështjen.
Vetë Huang ka kërkuar falje publike për tradhtinë bashkëshortore dhe zhgënjimin që i ka shkaktuar kompanisë. Në sfondin e këtij skandali, aksionet e Nvidia-s kanë humbur më shumë se 30 për qind nga niveli rekord i tetorit, duke fshirë mbi 1.8 trilionë dollarë nga vlera e saj në treg.
/tvklan.al












Botërori 2026 
