Lojtari i Kombëtares Shqiptare Qazim Laçi, në intervistën për Klan Kuq e Zi, foli pas fitores 2:0 të Shqipërisë ndaj Finlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Laçi u pyet nëse u mërzit, pasi ishte shumë pranë golit dhe nuk arriti që të shënojë dot.

Mesfushori deklaroi se nuk është i mërzitur aspak, pasi ajo që ka rëndësi për të është fakti që Shqipëria arriti të merrte tre pikë.

Qazim Laçi: Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Patëm pak vështirësi në pjesën e parë, por e morëm veten shumë shpejt. Në pjesën e dytë shfrytëzuam të gjitha rastet që na u dhanë në fushë. Isha pranë golit dhe nuk mërzitëm, edhe pse nuk shënova vetë. Rëndësi ka që u mor fitorja.

Kemi zhvilluar një futboll shumë të mirë, e shfrytëzuam çdo moment. Futbollin e bukur duhet ta mbajmë e duhet ta vazhdojmë. Duhet të mbartim me vete edhe mentalitetin e fituesit. Ne mundohemi të bëjmë një futboll të bukur, duhet të jemi në mbrojtje të fortë dhe po punojmë dhe me sulmin, që të shënojmë sa më shumë gola që të kemi mundësi.

/tvklan.al