12 nëntor 2026– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përgëzuar futbollistët e Kombëtares shqiptare për fitoren 2-0 ndaj Finlandës, ndërsa ka ndarë edhe një episod nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte i pranishëm në Irlandë.
Përmes një videoje të publikuar nga makina, pas përfundimit të darkës, Rama tregoi se gjatë mbrëmjes ishte ulur në një tavolinë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kryeministrin e Finlandës dhe disa përfaqësues të tjerë, ndërsa shtoi se në tavolinën ngjitur ndodhej presidenti francez.
Kreu i qeverisë nuk e fshehu entuziazmin për fitoren e Shqipërisë, por as për rezultatin e Italisë ndaj Francës, duke treguar se këto dy ndeshje u bënë pjesë e bisedave gjatë darkës.
Ai e përfundoi mesazhin me humor, duke thënë se Shqipëria dhe Italia e mbyllën mbrëmjen me fitore.
“Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu. Jam këtu në makinë. Ishim në darkën e Komuniteti Politik Evropian dhe ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin dhe me kryeministrin e Finlandës dhe me disa të tjerë dhe në tavolinë ngjitur ishte Presidenti i Francës dhe nuk kam fjalë për t’i përshëndetur dhe falënderuar çunat e Kombëtares kuqezi që na dhanë fitore fantastike me Finlandën dhe ndërkohë Italia fitoi me Francën dhe merreni vetë me mend si shkoi muhabeti. Kështu që ndjesë për errësirën, jam në makinë dhe sapo dolëm nga darka dhe ishte super. Shqipëria fitoi, Italia fitoi dhe bashkë me “motrën” e mbyllëm me fitore darkën sot”, tha Rama.
/tvklan.al












Botërori 2026 