Italia triumfoi në San Siro, duke mposhtur Francën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e pestë të Ligës së Kombeve.
“Gjelat” kaluan të parët në avantazh në minutën e 10-të me Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë, më pas skenën e morën axurrët. Italia riktheu baraspeshën në minutën e 26-të me Pio Espositon, ndërsa në minutën e 60-të Sebastiano Esposito shpërdoroi mundësinë për të kaluar skuadrën në avantazh nga pika e bardhë.
Vetëm tre minuta më vonë, Davide Frattesi përmbysi rezultatin, ndërsa në minutën e 74-t Pio Esposito u tregua i saktë nga penalltia, duke vulosur fitoren 3-1.
Me këtë sukses, skuadra e Roberto Mancini ngjitet në krye të grupit me 10 pikë, po aq sa Franca e Zidane.
Në sfidën tjetër të grupit, Belgjika mposhti Turqinë me rezultatin 2-1. Arda Güler kaloi turqit në avantazh në minutën e 20-të, por reagimi i belgëve nuk vonoi.
Kevin De Bruyne riktheu baraspeshën në minutën e 27-të, ndërsa përmbysjen e plotë e realizoi Charles De Ketelaere, duke i dhënë Belgjikës tri pikët e radhës.
Me këtë fitore, belgët ngjiten në vendin e tretë me nëntë pikë, ndërsa Turqia mbetet pa pikë pas pesë ndeshjeve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
