Raportim Live

Pakistani diskuton tregtinë kufitare me Iranin gjatë vizitës së ministrit në Teheran

Më herët raportuam se ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, mbërriti në Teheran për një vizitë të paparalajmëruar. Tashmë janë zbuluar më shumë detaje nga takimi i tij me homologun iranian, Eskandar Momeni.

Tregtia kufitare ishte ndër çështjet kryesore të diskutuara.

Të dyja palët ranë dakord të “marrin masa për të shkurtuar procedurat dhe për të lehtësuar shkëmbimet kufitare, tranzitin, shkëmbimin e mallrave dhe tregtinë”, ndërsa në diskutim ishin edhe pika të reja kufitare.

Momeni deklaroi se të dy vendet kanë “një këndvështrim shumë pozitiv për njëri-tjetrin” dhe do të vazhdojnë të “zgjerojnë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, krahas zhvillimit të marrëdhënieve politike dhe vëllazërore”.

Aktivisti palestinez Ramy Shaath: Franca po kërkon të më deportojë

Aktivisti palestinez Ramy Shaath është shprehur se autoritetet franceze po kërkojnë ta deportojnë me arsyetimin se ai përbën një rrezik për sigurinë publike, duke akuzuar Francën se po e shënjestron për shkak të aktivizmit të tij pro-palestinez.

Shaath, 54 vjeç, në një deklaratë video të publikuar më 14 maj tha se kjo lëvizje është pjesë e një fushate më të gjerë për të heshtur palestinezët dhe mbështetësit e çështjes palestineze në Francë.

Ai ka ndihmuar në themelimin e organizatës pro-palestineze “Urgence Palestine” pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza. Shaath pretendon se autoritetet franceze e kanë shënjestruar atë pasi procedurat e mëparshme ligjore nuk patën sukses.

Shaath tha se procesi i deportimit ka ardhur pas vështirësive për rinovimin e lejes së qëndrimit në Francë, pavarësisht lidhjeve familjare që ka atje. Ai gjithashtu pretendon se i është mbyllur llogaria bankare pa paralajmërim dhe i është pezulluar karta e sigurimit shëndetësor, duke thënë se këto masa i kanë kufizuar aftësinë për të punuar, udhëtuar dhe për të marrë kujdes mjekësor.

Shaath tha se ai dhe familja e tij do ta kundërshtojnë këtë proces në gjykatat franceze dhe evropiane.

download app

Ushtria izraelite: Kemi rrëzuar 2 dronë të lëshuar nga Hezbollah brenda Libanit

Mbrojtja ajrore izraelite ka interceptuar dy dronë të lëshuar nga Hezbollah në një zonë ku po veprojnë ushtarët në jug të Libanit, sipas ushtrisë.

Ajo shtoi se Hezbollah ka lëshuar gjithashtu raketa dhe predha mortajash drejt ushtarëve izraelitë gjatë orës së fundit, ndërsa “predhat kanë rënë pranë trupave ushtarake”, por nuk raportohet për të plagosur.

Sulme izraelite godasin qytetet libaneze Tiro dhe Nabatieh, raportohet për viktima

Izraeli ka kryer disa sulme në distriktet Tiro dhe Nabatieh në jug të Libanit.

Sipas Al-Jazeera, një sulm ajror goditi zonën Hamadieh pranë rrugës al-Bass në Ma’rakah, ndërsa një tjetër sulm në Hawsh Tiro la të vrarë dhe të plagosur disa persona dhe shkaktoi dëme të mëdha në banesa.

Numri i saktë i viktimave ende nuk është i qartë.

Gjithashtu, një sulm me dron goditi qytetin Qusaybah në Nabatieh, ndërsa bombardime ajrore u regjistruan edhe në Zawtar al-Sharqiyah.

Zjarri i artilerisë goditi periferitë e Mazraat al-Hamra drejt Yohmor al-Shaqif, si dhe pyllin Ali al-Taher në skaj të Nabatieh al-Fawqa.

Foto: Njerëzit protestojnë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision në Vjenë

Si po kalojnë anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit?

Analisti i sigurisë detare, Alexandru Hudisteanu, ka sqaruar se si po kalojnë anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Hudisteanu shpjegoi se më parë anijet kalonin përmes pjesëve më të thella të ngushticës, të cilat kryesisht ndodhen në ujërat territoriale të Omanit. Tani, Irani u ka kërkuar anijeve të ndjekin një korridor të ngushtë në ujëra më të cekëta pranë ishujve iranianë Larak dhe Qeshm.

“Kur thellësia e ujit bie nën 25-30 metra, krijohet ajo që quhet ‘efekti i cekët’. Kjo do të thotë se anija zhytet më shumë në ujë sesa normalisht, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun e gabimeve në lundrim”, tha Hudisteanu për Al Jazeera.

“Kjo do të thotë se anija duhet të lëvizë më ngadalë dhe zakonisht kërkohet një pilot ekspert në bord.”

Sipas Hudisteanu, kjo ekspertizë për sigurinë e lundrimit lidhet me shumicën e shërbimeve ndërkombëtare të tarifimit detar.

Megjithatë, ai theksoi se Hormuzi është mjaftueshëm i thellë dhe i gjerë për të mos pasur nevojë për shërbime të tilla nëse anijet lejohen të kalojnë përmes korridorit që përdornin para se SHBA-të dhe Izraeli të nisnin luftën kundër Iranit.

“Ka shumë raste kur, nëse korridori detar është mjaftueshëm i gjerë, nuk ka nevojë për këto lloj shërbimesh. Ajo që po bën Irani tani (me përpjekjen për të vendosur tarifa tranziti) është të përpiqet ta legalizojë dhe ta krijojë këtë formë ‘ligjore’ taksimi”, shtoi ai.

Grupet palestineze mbajnë zi për komandantin e Hamasit të vrarë në një sulm izraelit në Gaza

Lëvizja Palestinezja e Muxhahedinëve dhe krahu i saj ushtarak, Brigadat Muxhahedine, deklaruan se Izz al-Din al-Haddad, kreu i Brigadave Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, u vra nga një sulm izraelit në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës të premten.

“Ne vlerësojmë sakrificat e tij të mëdha dhe luftën e gjatë, si dhe kujtojmë historinë e tij të pasur të rezistencës kundër armikut sionist, duke luftuar deri sa ra dëshmor”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Deklarata shtonte se “vrasja frikacake” nuk do ta “dobësojë vendosmërinë e” grupit të rezistencës. “Ajo nuk do të jetë në gjendje ta zgjidhë konfliktin, pavarësisht makinerisë së luftës dhe shkatërrimit që ka lëshuar prej më shumë se dy vitesh e gjysmë.”

Më herët u raportua se Izraeli kishte njoftuar vrasjen e al-Haddad në një sulm që goditi një ndërtesë banimi dhe një automjet. Të paktën shtatë persona u vranë, përfshirë tre gra dhe një fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Ministrat e Brendshëm të Iranit dhe Pakistanit diskutojnë për “stabilitetin rajonal”

Mohsin Naqvi është pritur nga homologu i tij iranian, Eskandar Momeni, teksa ministri i Brendshëm i Pakistanit nisi një vizitë dyditore në Iran për të lehtësuar dialogun dhe për të diskutuar zhvillimet rajonale.

Agjencia iraniane e lajmeve WANA raportoi se ministrat zhvilluan një takim për të “diskutuar stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin dypalësh”.

“Të dyja palët riafirmuan angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit për të adresuar sfidat e përbashkëta rajonale”, thuhet në raport.

Pakistani ka udhëhequr përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje që synon t’i japë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

SHBA-të devijojnë 78 anije dhe bllokojnë 4 pranë Hormuzit

Që nga 13 prilli, forcat amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit kanë devijuar 78 anije dhe kanë bllokuar 4 të tjera.

Operacionet kanë për qëllim të sigurojnë respektimin e rregullave ndërkombëtare.

Kjo u njoftua nga Komanda Qendrore e SHBA-ve.

Irani i vendosur: Nuk lejojmë anijet amerikane e izraelite në Hormuz

Irani ka prezantuar rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit. Vetëm anijet tregtare që bashkëpunojnë me Teheranin do të lejohen dhe do të paguajnë taksa për shërbimet.

SHBA-të dhe Izraeli nuk do të lejohen të kalojnë. Mekanizmi synon të garantojë sigurinë dhe kontrollin mbi trafikun detar.