Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se ekziston mundësia që ushtria e tij të ketë vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqës i Hamasit.

Në një konferencë për shtyp, Netanyahu u shpreh “Ne eliminuam mijëra terroristë. Ne eliminuam udhëheqësit e vrasësve Deif, Haniyeh, Yahya Sinwar dhe ndoshta Mohammad Sinwar”, siç raporton CNN.

Sinwar është vëllai i ish-liderit, Yahua Sinwar, i cili u vra në tetor të vitit të kaluar nga ushtria izraelite në jug të Gazës.

Përpos kësaj deklarate, Netanyahu është shprehur se lufta në Gaza do të vijojë deri sa të arrijë të ketë kontrollin e saj të plotë.

/tvklan.al