Holanda, dikur shtet skeptik për zgjerimin, është kthyer në mbështetëset kryesore të procesit të zgjerimit. Kjo lexohet edhe nga qëndrimi i fundit, nga deklaratat e kryeministrit Rob Jetten pro mbajtjes së konferencave ndërqeveritare me Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate. Jetten përmend edhe përfitimet reciproke nga ky proces.
“Aktualisht shohim një sërë shtetesh kandidate që po i afrohen fazës përfundimtare të procesit të tyre të gjatë të anëtarësimit në BE. Natyrisht, zgjerimi na krijon mundësi të reja. Anëtarësimi i shteteve të reja në BE do të forcojë peshën tonë politike dhe konkurrueshmërinë globale, si dhe do të zgjerojë tregun e vetëm, duke u mundësuar bizneseve që të intensifikojnë aktivitetet e tyre për miliona evropianë të tjerë.”
Jetten u sugjeron liderëve të tjerë evropianë që të rishohin traktatet, në mënyrë që zgjerimi ta forcojë BE-në në vend që ta dobësojë atë.
“Procesi i pranimit të shteteve të tjera në familjen tonë evropiane do të ndikojë edhe në efikasitetin e institucioneve të Unionit, qeverisjen dhe buxhetin e BE-së; prandaj, në traktatet e reja të anëtarësimit, do të na duhen marrëveshje të qarta mbi mënyrën se si do të realizohet në praktikë pranimi i shteteve të reja anëtare, në mënyrë që zgjerimi ta forcojë BE-në në vend që ta dobësojë atë.”
Deklaratat e Jetten vijnë në prag të mbledhjes së Këshillit Evropian këtë fundjavë, ku zgjerimi do të jetë një ndër temat kryesore, për të cilën liderët do të thonë fjalën e tyre rreth propozimeve të komisioneres Kos.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
