Klubi do të kursejë 30 milionë Euro

Paul Pogba u pezullua për katër vjet nga futbolli për shkak të çështjes së dopingut që e përfshiu në fund të vitit të kaluar. Futbollisti francez tashmë ka bërë apel në Gjykatën Sportive, por lajmi i radhës mund të vijë nga Juventusi. Zyrtarët janë në bisedime me me avokatët e tij dhe gjithashtu me personat e rrethit të ngushtë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë.

Deri tani, kontrata i garantonte Pogba-s pagën minimale rreth 2 mijë Euro neto në muaj, por me zyrtarizimin e skualifikimit, tashmë Juventusi mund të vendosë ndërprerjen e kontratës që e lidh francezin me klubin deri në 2026 me 8 milionë Euro neto në sezon, plus dy bonuse.

Nëse zyrtarët ia dalin, klubi i Juventusit do të kursente afërsisht 30 milionë Euro, të dhëna nga pothuajse 11 milionë bruto të sezonit falë Dekretit të Rritjes. Pikërisht ky aspekt i fundit, e detyron klubin të presë të paktën deri më 30 Qershor.

Për këtë arsye, qarqet e Juventusit ruajnë konfidencialitetin maksimal në lidhje me kohën e zgjidhjes së kontratës. Ka mundësi që palët janë në pritje të vendimit të CAS-it në Lozanë. Ndërkohë, Pogba vazhdon të stërvitet në palestrën luksoze të vilës së Cristiano Ronaldos, siç ka bërë gjithmonë që nga pezullimi i 11 Shtatorit, pa lënë pas dore udhëtimet në Paris, SHBA dhe Dubai.

Tv Klan