Borusia Dortmund hedh një hap të madh drejt finales së Champions Lige. Verdhezinjtë fituan minimalisht 1-0 ndaj Pari Së Zhërme.

NIklas Fullkrug shënoi golin e vetëm në fitoren e gjermanëve, që afrohen më shumë me raundin final të kompeticionit. Sulmuesi i shpëtoi mbrojtjes kundërshtare për të realizuar në minutën e 36-të.

Gjermanët janë tashmë më të favorizuar kundrejt kampionëve të Francës, me finalistin që do përcaktohet në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.

Klan News