Edicionit të 6-të të “X Factor Albania” po i vjen fundi! Salvatore, Leandra dhe Rigersa janë 3 artistët, të cilët do të ngjiten në skenën e madhe të talenteve duke performuar për të marrë çmimin e madh.

Kamela Islamaj e cila është “vocal coach” e Salvatores tregon në studion e “Rudina” në Tv Klan, emocionet e artistit para natës finale.

Kamela Islamaj: Salvatore është goxha i qetë për të pasur një përgjegjësi aq shumë të madhe, sepse është përfaqësuesi i fundit i grupit të Zerkës, por njëkohësisht ai është edhe një nga ata njerëzit shumë emotiv. Ka filluar të qajë, ka 3 javë.

Nga ana tjetër Land Kalemi tregon pak për emocionet e 2 finalisteve, Leandrës dhe Rigersës.

Land Kademi: 2 vajzat Rigersa dhe Leandra qysh që nga fillimi i këtij kompeticioni nuk kanë pasur pretendime të mëdha për veten. Ecnin me kontekstin që, nëse qëndroj edhe këtë fazë faleminderit, nëse qëndroj edhe këtë fazë tjetër faleminderit. Ja si pa pritur dhe pa kujtuar ato janë sot 2 finaliste./tvklan.al