Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe tymuese ndaj protestuesve që bllokuan shkollat e mesme, ndërsa nxënës, mësues dhe prindër dolën në rrugët e Francës.

Kjo e martë u quajt dita e mobilizimit, pasi përkoi me ditën kombëtare të shkollave dhe pjesëmarrjen e lartë të protestuesve. Sipas autoriteteve, mbi 250 mijë njerëz dolën në demonstrata në të gjithë vendin. Tubimet ishin kryesisht paqësore, por në Strasburg, Lion dhe Renë protestuesit u përplasën dhunshëm me policinë.

Më shumë se 2 mijë shkolla qëndruan të mbyllura në të gjithë vendin. Përshkallëzimi vjen rreth dy javë pas nisjes fillestare të tubimeve në zona të varfra, të cilat më pas u bënë mbarëkombëtare. Protestuesit kërkojnë kushte më të mira në institucionet arsimore, përfshirë më shumë staf, klasa më pak të populluara dhe ndërtesa të rinovuara.

Qeveria ka thënë se respekton tubimet paqësore, por dënon përplasjet me forcat e rendit. Kryeministri Sébastien Lecornu ka urdhëruar ministrat e tij të shqyrtojnë përmbushjen e kërkesave kryesore të studentëve.

Tubimet e javëve të fundit e kanë vendosur qeverinë e Parisit nën presion, pasi vendi po përballet njëkohësisht me deficit të lartë buxhetor dhe rritje të kostos së borxhit.

Klan News

/tvklan.al