“Hodhën tymuese e kapsolla në parlament”
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës pas kaosit dhe tensioneve të krijuara në seancën e fundit plenare në Kuvend.
Në shkresën drejtuar Komisionit të Etikës, që mban firmat e 7 deputetëve të mazhorancës, këta të fundit kërkojnë masë ndëshkimore për demokratët Ervin Salianji, Luan Baçi, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Isuf Çela dhe Xhelal Mziu.
Socialistët thonë se deputetët e Partisë Demokratike prej më shumë se dy muajsh me sjelljet e tyre kanë cënuar zbatimin e rregullt të seancave plenare, si dhe janë konfliktuar fizikisht me punonjësit e gardës, duke hedhur flakadanë e kapsolla në sallën e kuvendit.
Përjashtimi me 10 ditë duket se do të jetë i fundit për deputetët e PD, pasi me miratimin në 14 Dhjetor të ndryshimeve të propozura nga socilaistët të rregullores së re të kuvendit për raste të ngjashme, demokratët do të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e parlamentit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
