Policia greke ka bllokuar një skaf me 1 ton kanabis sativa në bord. Mjeti lundrues me drogën është kapur në afërsi të ishullit Kythira.

Roja bregdetare e ka tërhequr skafin drejt portit të Neapolit, ku do të sekuestrohet edhe lënda narkotike.

Policia greke nuk ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me këtë rast droge.

Sipas informacioneve jozyrtare që japin mediat greke, thuhet se skafi ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte destinacion Turqinë. Në bordin e tij ishte një person me shtetësi të huaj, i cili u arrestua. Nuk dihet ende nëse i arrestuari është shqiptar. 

/tvklan.al