Shqipëria nisi këtë të hënë grumbullimin, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Kombëtarja kuqezi, nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, zhvilloi stërvitjen e parë, në fushën e Shtëpisë së Futbollit.

Në seancën e parë stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.

Katër lojtarë mungonin, me Myrto Uzunin që do të bashkohet me ekipin në orët e mbrëmjes, ndërsa Jasir Asani, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj do t’i bashkohem skuadrës ditën e martë.

Trajneri Silvinjo, zhvilloi një test miqësore, me ekipin U-21 të Alban Bushit, që gjithashtu ka nisur grumbullimin, për ndeshjen kualifikuese ndaj Zvicrës.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45, sfida këto që do të transmetohen në Tv Klan.

/tvklan.al