Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Silvinjo

Silvinjo në Porto-Familicao

Mbrojtësi luan si kapiten, Silvinjo e ndjek nga afër në Porto-Famalicao

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ndoqi nga afër në stadium, ndeshjen e kampionatit portugez, mes Portos dhe Famalicaos. Në vijim të punës për vëzhgimin e legjionarëve, tekniku kuqezi ndoqi nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Shqipërisë, Enea Mihaj. Ky i fundit luajti si titullar për 90 minuta te Famalicao, ndërsa mbajti edhe shiritin e kapitenit....

Prill 19, 2025

Silvinjo: E merituam fitoren, ndryshuam skemat e lojës

Fitorja e Shqipërisë 3 me 0 ndaj Andorrës ishte mëse e merituar dhe ka rritur optimizmi në kampin kuqezi. Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, në një intervistë për Tv Klan pas ndeshjes, u shpreh i lumtur me fitoren. Sipas tij, kjo erdhi si rezultat i ndryshimit të disa skemave të lojës. “Unë dhe të gjithë...

Mars 24, 2025
Shqipëri-Andorra, ekskluzivisht në TV Klan

Publikohen formacionet në Shqipëri-Andorra, Broja dhe Hoxha titullarë

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë në eliminatoret e Botërorit, ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”. Pas humbjes ndaj Anglisë në transfertë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në shtëpi, në një sfidë ku vijnë si favoritë në letër. Trajneri Silvinjo ishte i qartë në konferencën para ndeshjes, ku tha se gabimet nuk lejohen...

Mars 24, 2025

Mungesë impenjimi? Silvinjo: Do isha i pari që do e largoja lojtarin

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Andorrën. Tekniku brazilian deklaroi se është në favor të futbollit, pa pasur nevojë për shumë faulle, siç ndodhi në Europian. I pyetur nëse shikon mungesë impenjimi në ndonjë lojtar, Silvinjo tha se në rast se kjo do të ndodhte, ai do...

Mars 23, 2025

Silvinjo: Duhet të zhbllokohemi me gola, kualifikueset e Botërorit janë ndryshe

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo tha se mund të ketë ndryshime në ndeshjen me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Sipas tij, për formacionin do të vendoset në ditën e ndeshjes, pasi të jenë analizuar të gjitha. Në konferencën për shtyp, Silvinjo deklaroi se është e rëndësishme që lojtarët të zhbllokohen dhe të shënojnë gola,...

Mars 23, 2025

Silvinjo: Do provojmë të bëjmë diçka ndryshe ndaj Andorrës

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Andorrën. Tekniku kuqezi deklaroi se do të jetë ndryshe nga ndeshja me Anglinë, për të cilën tha se nuk ishte e lehtë. Silvinjo theksoi se ekipi do të mundohet të bëjë diçka ndryshe ndaj Andorrës. “Futbolli është i vështirë për të...

Mars 23, 2025
Trajneri Silvinjo

Humbja me Anglinë, Silvinjo: Goli i dytë mbylli ndeshjen

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo analizoi për TV Klan humbjen 2-0 ndaj Anglisë. Tekniku kuqezi deklaroi se goli i dytë i vendasve e mbylli ndeshjen, ndërsa shtoi se në mbrojtje si ajo e Anglisë është e vështirë për të depërtuar. Sipas tij, gjëja pozitive që mund të marrë nga kjo ndeshje është shpirti dhe zemra e...

Mars 21, 2025

Shqipëria sfidon sonte Anglinë në “Wembley”

Ndaj një kundërshtari tepër të fortë dhe problemeve me mungesat në mbrojtje te Kuqezinjtë, pritet të jetë një 11-sh titullar me ndryshime nga herët e tjera. Silvinjo nuk ka treguar shumë gjatë seancave stërvitore, por gjithsesi lëvizjet më të mëdha priten në prapavijë, në takimin që do të nisë në orën 20:45 të ditës së sotme.

Mars 21, 2025

Silvinjo: E respektoj Anglinë, duhet të lëmë zemrën në fushë

Trajneri Silvinjo kërkon që lojtarët e Kombëtares të japin gjithçka në fushë ndaj Anglisë. Në konferencën për shtyp, tekniku kuqezi deklaroi se çdo episod në fushë ka rëndësi. Ndër të tjera ai tha se ka respekt për Anglinë, për të cilët tha se kohët e fundit nuk kanë pasur performancë të mirë. “Duhet të punojmë...

Mars 20, 2025
Silvinjo

Skema kundër Anglisë, Silvinjo: Do tentojmë diçka të veçantë në sulm

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo vlerësoi maksimalisht Anglinë dhe trajnerin e tyre, Thomas Tuchel, në prag të përballjes në eliminatoret e Botërorit. I pyetur për skemën, tekniku kuqezi deklaroi se sistemi nuk ka shumë rëndësi, ndërsa shtoi se Kombëtarja do të tentojë të bëjë diçka të veçantë në sulm. “Tuchel është trajner i ri, por edhe...

Mars 20, 2025