Superliga shqiptare, luajti dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e katërt.

Derbi mes Partizanit dhe Dinamos, nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll ne barazim 2-2.

Nga ky barazim, duket se ka përfituar më shumë Elbasani, që paralelisht mposhti Laçin dhe merr kreun e renditjes me 7 pikë, po aq sa edhe ndjekësit e Partizanit, Vllaznisë dhe Egnatias.

Teuta renditet në vendin e pestë me 6 pikë, ndërsa Bylis renditet i gjashti me 5 pikë.

Ndjekin Tirana, Skënderbeu dhe Dinamo City me nga 4 pikë, ndërsa renditjen e mbyll Laçi me 2 pikë. /tvklan.al