Kanye West do të hedhë kandidaturën për president

Nuk kanë qenë të paktë yjet e showbiz-it të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe reperi Kanye West, i cili është një mbështetës shumë i madh i Presidentit amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të kandidojë për kreun e SHBA-ve.

Kjo shihet si një sfidë kundrejt Trump dhe rivalit të tij demokrat, ish-zëvendës presidentit, Joe Biden. Nëpërmjet një postimi në Twitter, West shprehet se tani më shumë se kurrë ka ardhur koha që të përmbushet premtimi i amerikanëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sipas tij, kandidatura për president të Amerikës është gjëja e veçantë në jetë.

Por fansat e tij nuk e kanë marrë seriozisht, saqë kanë menduar se diçka e tillë ishte thjeshtë një shaka nga ana e reperit. 

Pse po qeshni? Ne mund të hapim kaq shumë vende pune! Unë do të eci bashkë me ju! Kur shihni tituj që thonë se Kanye është i çmendur, një në tre afrikano-amerikanë janë në burg dhe të gjithë të famshmit janë në burg gjithashtu, sepse nuk mund të thonë asgjë, ata nuk japin dot mendime, ata janë aq të frikësuar!”, shkruajti West.

Vendimin e West për të garuar si president e mbështeti menjëherë CEO i Tesla-s, Elon Musk. Reperi Kanye West ka deklaruar edhe më herët se ka ndërmend të hedhë kandidaturën e tij për president, duke premtuar se do t’i sjellë Amerikës ndryshimin e merituar.

Klan Plus