Në Bruksel presin deri të Enjten reflektim nga Kurti dhe Vuçiç
Kosova dhe Serbia u përballën sërish me akuza të ndersjellta në një senacë të posaçme të Këshillit të Sigurimit. Presidentja Osmani e konsideroi akt terrorist sulmin në Banjskë ndërsa kryeministrja serbe Ana Brnabiç përsëriti kërkesën për themelimin e bashkësisë së komunave serbe.
Presidetja kosovare përmendi vendin e saj si shembull të mbrojtjes së minoriteteve ndërsa kryeministrja serbe foli për debimin e serbëve nga Kosova nën presion nga qeveria e Albin Kurtit.
Përfaqësuesja e UMNIK u bëri thirrje palëve që të rikthehen në dialog dhe të respektohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me ndërmjetësinë e BE-së.
Këto zhvillime pasuan diskutimin e ministrave të Jashtëm në Luksemburg para se liderët të flasin për Kosovën e Serbinë të Enjten në këshillin Evropian.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave, në Bruksel. Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të Enjten dhe Premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata kërkojnë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin detyrimet e tyre nga procesi i dialogut.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
