Plani i Presidentit Joe Biden për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit kthehet në rezolutë në Këshillin e Sigurimit.

Vetëm Rusia abstenoi nga votimi, ndërsa 14 anëtarët e mbetur të këshillit votuan pro. Biden paraqiti një plan armëpushimi trefazor më 31 Maj, të cilin ai e përshkroi si një nismë izraelite.

Rezoluta u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht kushtet e tij pa vonesë dhe pa kushte te reja. Menjëherë pas kësaj vendimmarrje, ka reaguar edhe Hamasi.

Përmes një reagimi militantët shprehen se Hamasi mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Gaza, duke theksuar gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në negociata indirekte për ta realizuar atë.

Klan News