Lojërat Olimpike mund të konsiderohen edhe çështje fati. Kështu ka ndodhur me Tamirat Tola, i cili pak orë para nisjes së kompeticionit ishte jashtë listës së kombëtares olimpike etiopiane.

Por, dëmtimi i shokut të skuadrës i buzëqeshi atij, që tashmë është kampioni i ri i maratonës së meshkujve. 32-vjeçari e përshkroi distancën e 41 kilometrave për kohën 2 orë 6 minuta e 26 sekonda, çka i mjaftoi për të vendosur edhe rekordin olimpik.

Epërsia ishte e dukshme në 35 kilometrat e para, me Tola që shkoi i qetë drejt medaljes së artë, për tu bërë edhe fituesi i parë etiopian i maratonës olimpike për meshkuj pas 24 vitesh.

Përveç rezistencës të treguar në rrugët e Parisit, në krahun e tij ishte edhe fakti që keniani Eliud Kipchoge u tërhoq nga gara. 39-vjeçari nuk arriti të fitojë medaljen e tretë të artë radhazi, në Olimpiadën e tij të 5-të në karrierë.

Klan News