Vetëm 20 vjeç e 68 ditë për të përjetuar emocionet më të mëdha në karrierë. Kimi Antonelli është kampioni më i ri në historinë e Formula 1, për të siguruar titullin në sezonin e tij të dytë si profesionist.

Pavarësisht se përfundoi në shkallën më të ulët të podiumit në Çmimin e Madh të Meksikës, italiani arriti të ngjitet në majën e automobilizmit dhe të thyej tersin 73-vjeçar që një “Axurr” të fitojë në Formula 1.

Me këtë sukses, Antonelli bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1, duke thyer rekordin e mëparshëm të Sebastian Vettel, i cili kishte fituar titullin e parë në moshën 23 vjeç e 134 ditë, në vitin 2010.

Me këtë rezultat, italiani ka krijuar një epërsi të pakapërcyeshme prej 119 pikësh në renditjen e përgjithshme, duke siguruar matematikisht titullin kampion edhe pse sezoni nuk ka përfunduar ende.

Suksesi i Antonellit i jep Mercedesit një tjetër arsye për të festuar, pasi skuadra kryeson edhe renditjen e konstruktorëve me 630 pikë, përpara Ferrarit që ka 504 pikë.

Në renditjen e pilotëve, pas Antonellit, Max Verstappen është ngjitur në vendin e dytë pas fitores në Meksikë, Lewis Hamilton mban vendin e tretë, ndërsa George Russell ka zbritur në të katërtin.

Për Antonellin, gara në Meksikë do të mbetet një moment historik. Në moshën vetëm 20-vjeçare, italiani ka arritur atë që shumë pilotë ëndërrojnë gjatë gjithë karrierës, titullin kampion bote në Formula 1.

Klan News

/tvklan.al