Lajme Arkiva 2003

Emigrantët shqiptarë integrimi i tyre jashtë atdheut dhe një dashuri akrepash lidhur me antologjinë njerëzore janë temat e trajtuara nga Besnik Ajazi dhe Fatmir Bashi në dy filmat e tyre.

Dy filma të rinj dalë nga Art Studio Grishaj, janë promovuar në kinemanë e dytë Milenium në kryeqytet. Filmi denjësisht shqiptarë me regji dhe skenarë të Besnik Ajazit sjell momentet e largimit nga Shqipëria të mijërave personave gjatë vitit ’90.

Më pas risillet copa nga jeta e shqiptarëve që jetojnë tashmë në Itali të asaj pjese që ka ecur dhe ka bërë përshtypje në vendin fqinj. Intervista me figura të njohura të artit dhe sportit.

Futbollisti Igli Tare, këngëtarja që çoi emrin e Shqipërisë deri në Sanremo Elsa Lila dhe këngëtari Joe Ardit Fejzo, por nuk kanë qenë vetëm këta të njohur për shqiptarët, por edhe ata që janë bërë të njohur tashmë në Itali.

Ndërsa “Koha e Dashurisë së Akrepave” të skenaristit Baçi dhe regji të Ergys Fajës, sjellë një dashuri të çuditshme akrepash që sipas tyre në antologjinë njerëzore do të thotë dhunë, seks ose ndoshta burrofobi./tvklan.al