Është një nga pasuritë e trashëgimisë fetare, historike dhe kulturore. Është kisha e Shën Premtes që njihet ndryshe edhe si kisha e Balldrenit, me emër që lidhet me fshatin ku ndodhet ky objekt kulti.
Veçantia e kësaj kishe duket që nga larg, pa u futur ende brenda saj. Kjo për shkak të arkitekturës karakteristike.
“Këtu kemi shumë elementë që e bëjnë këtë kishë të veçantë duke nisur nga tipologjia e saj ndërtimore që është e stilit romanik e ndërthur me element gotik. Vëmë re tek dyert kryesore dhe dritaret e kishës. Po ashtu ajo që është vlerën e këtij objekti jashtëzakonisht shumë janë pikërisht ky program më shumë i pasur ikonografik që është faktikisht është i rrallë në rajonin tonë”, tha Paulin Zefi.
Me interes për historianët është edhe periudha e ndërtimit të kishës. Sipas tyre, procesi i ndërtimit është bërë në disa faza.
“Kisha nuk është ndërtuar në një kohë të caktuar, pra i gjithë objekti, por ka disa fazat ndarë në periudha të ndryshme, ndërsa pjesa më e vjetër e kishës ose më e hershme është në anën e saj veriore. Shtresa e parë e mureve pranë themeleve e ndërtuar me gurë gëlqeror dhe me gurë çmërs dhe me ndërthurje gurë shtufi. Kjo i përket fundit të shekullit të X dhe fillimit të shekullit XIII, çka bën për ndër kishat mesatare më të vjetra në territorin e Lezhës edhe në rang qarkut vetëm rang bashkie”, tha historiani.
Periudhat e ndryshme të historisë kanë lënë edhe gjurmët e tyre në këtë objekt që sot është monument kulture.
“Para se ka ardhur edhe Perandoria Osmane këtu në Shqipëri kjo kisha ekzistonte edhe ishte vendi i kultit. Pastaj e kanë mbyllur kishën edhe e kanë hapur prapë mbas kohës së komunizmit”, tha Dom Mateusz Drzewiecki, famullitar i Balldrenit.
Ka pasur edhe një periudhë tjetër që kjo kishë ka mbyllur dyert. Bëhet fjalë për periudhën e diktaturës kur në vendin tonë u ndalua feja. Objekti u kthye në një magazinë por megjithatë banorët e kësaj zone nuk e ndalën besimin. Ata e nderonin dhe i luteshin Shën Premtes.
“Ishte aq e ndaluar sa ndoshta edhe të dërgonin edhe në internim. Unë vetë unë kam qenë i prekur se me të vërtetë kam pasur dajë oficer. Po të më gjenin duke shkuar te kisha apo dhe t’ia përmendje emrin unë isha direkt për internim në atë kohë, por është shumë njerëz kanë ardhur në mënyrë të fshehtë shumë njerëz e kanë frekuentuar dhe në mënyrë të fshehtë”, tha banori.
“Natën kemi ardhur, e kemi prekur këtë shenjtore dhe kemi gjetur derman”, tha një tjetër banore.
Pas rënies së komunizmit, në kishë u rikthyen meshat. Pak vite më vonë u kthye një prej pasurive më të rëndësishme për shkak të afreskëve që ndodhen brenda saj.
“Për faktin që kjo kishë është e mbyllur për shumë shekuj, kemi shumë pak afreske vetëm në këtu përpara. Por në fakt kjo kishë ishte pikturuar krejt në disa vende, e shohim akoma që janë pikturat, kisha ka qenë pikturuar e gjitha”, tha Dom Mateusz Drzewiecki.
“Janë zbuluar kryesisht në pjesën e apsidës janë të ndarë. Pjesa e jashtë e apsidës i njohur ndryshe se harku i triumfit është i ndarë në katër regjistra. Regjistri i parë më i sipërmi është i dëmtuar relativisht, regjistri i dytë dhe i tretë ose regjistrat e mesëm janë në gjendje relativisht të mirë dhe përsa i përket regjistrit të katërt që është regjistri më i poshtëm është shumë i dëmtuar dhe totalisht i palexueshëm. Vetëm ka fragment afreskesh por është i palexueshëm”, tha historiani.
Ato pak afreske janë pasuria më e madhe e kësaj kishe. Një prej tyre është edhe darka e fundit
“Brenda apësidës është i ndarë në tre regjistra. Më interesante nga tre është regjistri i dytë ose regjistri qendror ku ndodhet edhe skena darka e fundit që lidhet me historinë e Jezu Krishtit. Një stil ndërthurje mes stilit të pikturës latine dhe asaj bizantine ndërthurja. Çka do të thotë se duke parë stilin se gjendet punimet e afreskës gjendet edhe në disa të kishat e Dalmacisë pra në Kroacinë e sotme do të thotë se artistët të cilët kanë punuar kanë pasur edhe dorë të lirë duke qenë edhe pak larg qendrës së Romës. Kjo skenë e gjitha është realizuar dy shekull përpara se Leonardo Davinçi të bënte kryeveprën e jetës së tij Lulti Maqer ose darka e fundit në Itali”, tha historiani.
Jo vetëm afresket, por në muret e kishës ka edhe mbishkrime domethënëse
“E veçanta brenda kishës së vjetër kemi një mbishkrim që ndodhet mbi arkitraun e dritares anësore, kësaj dritare që ndodhet në hapësi është i shkurtuar, është deshifruar, pra nga është latinisht edhe shkruhet viti 1462 lidhet me periudhën kur është ky objekt është restauruar nga dukagjinas, sepse Dukagjini ka lidhje të veçantë me fshatin e Balldrenit dhe pikërisht me këtë kishë. mbishkrimi shkon vitin 1462 edhe e ka të përshtatur në latinishten me shkurtime me mento domini famëlorumtorum peratarom kumnombus suami çfarë do të thotë ‘kujto o zot miqtë e tu përlatet edhe po ashtu dhe me miqtë së bashku me miqtë e tyre’”, tha historiani.
Pas restaurimit të fundit, në mjediset e kishës është krijuar edhe një muze i vogël që i ndihmon vizitorët të mësojnë më shumë për këtë objekt kulti.
“Këtu është krijuesi me një muze i vogël shumë në fakt shumë tërheqës. Më i veçanti është ky mbishkrim i shekullit që është datuar në shekullin e XIII është me kuptohet me gjuhën bizantine po themi të perandorisë bizantine. Bëhet fjalë për një mbishkrim përkushtimor, ‘Kujto o Zot shpirtrat e shërbëtorëve të tu Mateus, Jakobit, Helenës edhe Stefanit’. Domethënë çfarë do të thotë se këto mund të kenë qenë familje banorë të fshatit Balldre, por ndoshta familje e veçantë të cilët i kanë bërë një donacion ose dhuratë kishës për rindërtimin e saj. Lidhet një fazë ndërtimore shekullit X me pjesën e kishës. Këtu është siç thashë brenda kronologjik paraqiten krejt ndërhyrja të gjitha fazat e, fillimisht konsolidimit me pas konservimit të mureve strukturave origjinale po ashtu edhe ndërhyrje të tjera në çati, e cila është ndërtuar nga fillim mbulesa e çatisë sepse vetë kisha në pjesën e saj kryesore është e mbuluar me qemer prej guri me kryesisht me gurë çmërsi dhe gurë shtufi që është gurë relativisht i lehtë dhe punohet më kollaj sesa guri gëlqeror”, tha historiani.
Interesi nga vizitorët është i lartë. Jo vetëm besimtarë katolikë po marrin pjesë në mesha, por edhe të ardhur nga qytete të tjera janë kuriozë për këtë kishë. Më shumë interes tregojnë të huajt.
“Po vijnë shumë turistët, por vijnë edhe shumë pelegrinët. Në fakt e kemi gjithmonë të hapur Kush ka nevojë mund të vijë edhe me bë një lutje. Edhe në fakt në kohën e fundit vijnë akoma më shumë turistët edhe pelegrinët në fakt vijnë edhe prej Polonisë, prej Italisë, prej vendeve të ndryshme për të nderuar Shën Prenën, por sidomos për tu lutur”, tha Dom Mateusz Drzewiecki.
Promovimi dhe ruajtja e saj mund të kontribuojnë në pasurimin e ofertës turistike të Lezhës, duke e kthyer Kishën e Shën Premtes në një ndalesë të rëndësishme në itineraret e turizmit religjioz dhe kulturor.
/tvklan.al












Botërori 2026 