Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu zhvilloi një takim në Qendrën Multifunksionale në Lezhë, për të informuar prindërit në lidhje me masat e fundit të qeverisë për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe. 

Sipas Koçiut prej muajit gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe përfshirë dhe fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç.

Nga ana tjetër Koçiu bëri me dije se prej muajit tetor do të nisin edhe pagesat për skemën e sigurimeve për kujdestarët e personave me aftësi ndryshe.

“Nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kjo masë do t’u mundësojë kujdestarëve të kenë një pension të sigurt në të ardhmen, ndërsa do të përfitojnë gjithashtu nga skema e sigurimeve shëndetësore”, tha Zv.Kryeministrja Albana Koçiu.

Gjatë takimit në Lezhë, zëvëndëskryeministrja Koçiu tha se në të gjithë vendin afrohen 98 shërbime sociale, ku punojnë mbi 800 profesionistë të fushave të ndryshme.

Klan News

/tvklan.al