02 tetor 2026- Komisioni Evropian ka bërë të ditur se po analizon arsyet e paraqitura nga Italia për zgjatjen e kontrolleve të përkohshme në kufirin me Spanjën, në një kohë kur shqetësimet lidhur me situatën në enklavën spanjolle të Ceutës vazhdojnë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, deklaroi në Bruksel se institucioni është duke shqyrtuar arsyetimin e Italisë dhe se po bashkëpunon me vendet anëtare për këtë çështje.
Sipas tij, Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme, Magnus Brunner, mban kontakte të rregullta me autoritetet italiane dhe spanjolle, përfshirë ministrat e Brendshëm të të dyja vendeve.
Mercier theksoi gjithashtu se shtetet anëtare kanë të drejtë të vendosin përkohësisht kontrolle në kufijtë e brendshëm, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara.
Italia vendosi të mërkurën të zgjasë edhe për 15 ditë kontrollet kufitare me Spanjën. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, vendimi lidhet me situatën në Ceuta dhe me shqetësimet e vazhdueshme që kishin çuar më herët në vendosjen e këtyre kontrolleve.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve spanjolle, rreth 72 mijë persona kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku drejt Ceutës gjatë 30 dhe 31 korrikut.
Ndërkohë, vlerësohet se mbi 3 mijë emigrantë, mes tyre edhe qindra të mitur, vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e kësaj enklave spanjolle në Afrikën e Veriut.
/tvklan.al












Botërori 2026 