Me tetë vota pro dhe katër kundër, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në tërësi projektbuxhetin e vitit 2027, duke i hapur rrugë kalimit të tij në seancë plenare.

Gjatë diskutimit nen për nen, mazhoranca rialokoi rreth 500 milionë lekë nga fondi rezervë për të shtuar buxhetin dhe organikën e institucioneve të drejtësisë, Kuvendit, INSTAT-it, si dhe për projektin e fakultetit ushtarak.

Nga ana tjetër, opozita e cilësoi buxhetin si të paorientuar drejt nevojave reale të qytetarëve.

Propozimet e tyre u rrëzuan me votat e shumicës.

Buxheti 2027 rrit numrin e punonjësve në administratë me mbi 1 mijë persona, ndërsa pritet të jetë kryefjala e debatit të radhës në Kuvend.

/tvklan.al