Kompania irlandeze njihet për çmimet e ulëta
Kompania më e madhe ajrore në Europë, “Ryaniar” do të nisë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kompania elitë në fluturimet “loë cost” do të ofrojë linjë direkte në 17 destinacione, një pjesë e të cilave janë të reja.
Prezenca e kësaj linje ajrore që operon me kosto ekonomike, për kryeministrin Rama është një ëndërr e realizuar.
“Ma ka shpjeguar dikush disa vite më parë, kur unë i thashë si t’ja bëjmë që të sjellim Ryanair në Shqipëri. Ai më tha Ryanair nuk është kompani fluturimi, por vula që i vihet një vendi kur ai kthehet në destinacion global.”
Ndërsa për ministren Balluku, janë arritur objektivat dhe pritshmëritë për sa i përket hyrje-daljeve nga Tirana.
“Që ne kishim parashikuar për këtë vit ishin 6.5, por ju siguroj se ne do të presim më shumë se 6.5 milionë pasagjerë. Sot ne punojmë me shifrat që ishin parashikuar për 2027-ën.”
Prezenca e linjës ajrore “Ryanair” jo vetëm shton destinacionet, por rrit dhe konkurencën duke ofruar më shumë alternativa e rrjedhimit ulje çmimesh për biletat e fluturimit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 