Strategjia për mirë menaxhimin e burimeve ujore ka qenë edhe tema kryesore e konferencës së 4 ministeriale, për ujërat në rajonin e Mesdheut.
Gjatë kësaj konference të zhvilluar në Spanjë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.
Në konferencë Mediu ka prezantuar përpjekjet e qeverisë për mbrojtjen dhe administrimin e burimeve ujore në Shqipëri.
Fatmir Mediu: “Natyrisht do të shkojë nga një strategji nacionale që do të ketë secili vend përfshi edhe Shqipërinë në një strategji të integruar për menaxhimin e ujërave në nivelin Mesdhetar. Besoj që brenda këtyre Shqipëri do të gjejë elemente vetë për të marrë të gjitha masat që në planin e integruar të menaxhimit të ujërave që do të ketë. Të bëjë përputhjen e plotë si në procesin e … por dhe në analiza tjera të implementimit të kësaj strategjie e cila do të shoqërohet me një grup ekspertësh teknikësh të cilët do ta detajojnë në detaje këtë marrëveshje.
Gjatë qëndrimit në Spanjë ministri Mediu ka zhvilluar takime edhe me homolog të tij si ai italian, francez dhe spanjoll.
Në takimin me ministren e Mjedisit të Spanjës, Elena Espioza, është diskutuar për bashkëpunim bilateral në menaxhimin e pyjeve dhe të ujërave.
Fatmir Mediu: “Mendoj që janë sektorë jashtëzakonisht të rëndësishëm që lidhen me kualitetin tonë të jetës dhe në këtë pikëpamje mendoj që janë hapa pozitiv drejt procesit tonë të integrimit evropian në një kualitet tjetër siç është kualiteti mjedisor për të garantuar një zhvillim të ardhshëm e të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare në përputhje me rregullat dhe normat mjedisore që ka paracaktuar dhe BE direktivat e veta.”
Ky takim është tepër i rëndësishëm pasi i paraprin atij të qershorit ku do të jenë dhe krerët e shteteve të Mesdheut./tvklan.al












Botërori 2026 