Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në Gjakovë të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Madanaj.

Klan Kosova ka mësuar nga burime policore se njëri prej vëllezërve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri rrugës duke u transportuar për në spital.

Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Dyshohet se shkak i krimit ka qenë mosmarrëveshja për pronat. /tvklan.al