Kristian Shpendi shënoi 3 gola në fitoren 5-1 të Çezenës kundër Askolit në Serinë B.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është konfirmuar njeriu i momentit në ligën e dytë italiane, pasi me hat trickun e realizuar arrin në kuotën e 12 golave duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Vetëm 20 minuta i mjaftuan në fundin e ndeshjes për 3 golat. Të parin e realizoi në minutën e 70-të me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës.
Në golin e dytë rrëmbeu topin nga mesfusha dhe avancoi vetë duke kaluar edhe portierin kundërshtar për ta çuar topin në rrjetë.
Goli i tretë ishte spektakolar. Goditje me shumë klas nga jashtë zone për të gjetur trekëndëshin e portës.
Mediat italiane i bënë jehonë performancës së sulmuesit kuqezi, që po ndihmon Çezenën të jetë në pozita komode duke tentuar ngjitjen në Serinë A italiane.
Në këtë sezon, Shpendi është rritur në të gjitha aspektet duke fituar më shumë besim dhe duke u shndërruar në një lider që udhëheq ekipin.
/tvklan.al












Botërori 2026 
