UEFA ka përzgjedhur të mërkurën 10 ndeshjet me interesante, sipas saj, në Euro 2024. Ndër këto ndeshje është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2 me 2.

Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakle, përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.

Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B, Kroaci-Shqipëri, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol. Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar (Kliko këtu).

Ky është rezultati deri në orën 19:00.

/tvklan.al