Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare dhe të çmendur.

Qazim Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por kroatët përmbysën me golat e Kramaric dhe minutën e 74-t dhe autogoli i Gjasulës në minutën e 76-të.

Në fund, ishte pikërisht Gjasula që shënoi golin e barazimit, duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë në Europian.


KROACISHQIPËRI 2-2

Kramaric 74′, Gjasula 76′ (Autogol)/ Laçi 11′, Gjasula 95′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

97’- Daku gabon një mundësi të artë. Nuk pason siç duhet për Seferin.

90+5’- Gooool Shqipëria 2-2! Klaus Gjasula vendos baraspeshën, pas një asisti të shkëlqyer të Mitajt nga e majta.

90+3’- Tjetër rast i artë i shpërdoruar për Shqipërinë. Seferi dhe Daku nuk shënojnë dot pak metra larg portës.

90’- Akordohen 6 minuta shtesë.

89’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Hoxha lëshon një predhë nga jashtë zone, por gjen pritjen e Livakovic. Provon edhe Daku, por topi shkon jashtë. Arbitri jep pozicion jashtë loje.

85’- Silvinjo hedh në fushë Dakun dhe Hoxhën. Largohen Manaj dhe Ramadani.

84’- Dy zëvendësime te Kroacia. Sosa dhe Baturina marrin vendin e Perisic dhe Kramaric.

80’- Mitaj shpëton një mundësi shumë të mirë. Largon topin që po shkonte te Pasalic.

76’- Përmbys rezultatin Kroacia në 2-1. Gjasula shkakton autogol, pas një topi të larguar nga Gjimshiti.

74’- Barazon Kroacia 1-1! Kramaric nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi të shkëlqyer.

73’- Seferi gabon një mundësi të artë. Sulmuesi, nuk pason, por gjuan nga jashtë dhe humb rastin.

72’- Largohet autori i golit, Qazim Laçi. Në vendin e tij inkuadrohet Klaus Gjasula.

70’- I pakalueshëm Arlind Ajeti. Mbrojtësi ndal një rrezik të Budimir nga e djathta.

69’- Pasalic provon sërish me kokë, por nuk ka saktësinë e duhur. Zëvendësim te Kroacia, Budimir merr vendin e Petkovic.

67’- Aksion i rrezikshëm i Bajramit nga e djathta, por gjuajta shkon jashtë.

66’- Laçi provon një top të gjatë për Bajramin. Ndalet në momentin e fundit.

64’- Zëvendësimi i parë të Shqipëria. Largohet Asani dhe futet Taulant Seferi.

63’- Aksion i rrjedhshëm i Shqipërisë. Bajrami pason te Asllani, me mesfushorin që provon me një gjuajtje, por ndal Livakovic.

62’- Ndërhyrje vendimtare e Ajetit, që ndal një top që po shkonte te Petkovic.

61’- Tjetër pritje e Strakoshës, pas gjuajtjes së Perisic, të devijuar nga Qazim Laçi.

60’- Ramadani bie në zonë pas një gjuajtje të fortë të Modric. Stafi mjekësor në fushë.

58’- Me fat Shqipëria. Sutalo gabon gjithçka me kokë, duke gjuajtur jashtë.

55’- Top i gjatë për Jasir Asanin nga Ajeti. Ndalet aksioni për pozicion jashtë loje.

54’- Kovacic gjuan nga jashtë zone. Topi devijohet nga Laçi, por Strakosha e ndal në dy kohë.

52’- Qazim Laçi, largon një top të rrezikshëm në zonë. Asani nuk e merr si duhet topin, por topi shkon në rivënie fundore.

50’- Strakosha bën një pritje vendimtare. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të Pasalic me të majtën.

47’- Petkovic provon me kokë, por Strakosha e pret pa probleme.

45’- Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Kroacia. Pasalic dhe Sucic marrin vendin e Majer dhe Brozovic.

Mbyllet pjesa e parë.

45+2’- Strakosha bën pritje vendimtare. Akordohet faull ndaj Gjimshitit.

45+1’- Mundësi shumë e mirë për Manajt, që gjuan me kokë pas krosimit të Hysajt, por Livakovic pret gjithçka.

45′– Akordohet 1 minutë shtesë.

43’- Gjimshiti fiton duelin me Majer në zonë, pas një krosimi të ardhur nga djathta.

41- Bajrami nis një aksion të shpejtë dhe pason te Manaj. Sulmuesi i Shqipërisë, ndalet në mënyrë të parregullt në mesfushë.

38’- Vertikalizim i shkëlqyer për Manajn, por sulmuesi nuk e ndal dot topin.

37’- Manaj kthen një top në vështirësi. Mitaj më lëvizje të shkëlqyer, fiton faull.

35’- Rrezik për Shqipërinë. Kroacia fiton goditje dënimi nga e djathta. Kroson Modric, grushton Strakosha.

31’- E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Kristjan Asllani. Pas një pasimi të marrë nga Asani, mesfushori shfaqet i vetëm me portierin, por Livakovic, bën heroin duke ndalur gjuajtjen.

29’- Shans i artë për kuqezinjtë. Hysaj përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë.

28’– Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Asllani kroson për Gjimshitin, por topi është shumë i fortë.

27’- Majer kroson me të majtën në zonë. Provon Petkovic me kokë, por nuk ka rrezik për Strakoshën, me topin që shkon mbi traun e portës.

26’– Berat Gjimshiti rrëmben një top në mesfushë. Ndalet aksioni për faull.

24’– Hysaj largon një top të rrezikshëm me kokë. Aksioni ndalet për faull të Perisic ndaj Asanit.

19’- Mundësi e artë për Bajramin, që ndalet në momentin e fundit e Sutalo. Vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit.  

16’- Protesta të ashpra për një ndërhyrje ndaj Laçit në zonë. Kërkohet penallti të Shqipëria, arbitri vazhdon lojën.

15’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Nedim Bajrami provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por devijohet në goditje këndi.

11’- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.  

9’- Nedim Bajrami provon me një kundërsulm të shpejtë, por Juranovic, e mbyll në momentin e fundit.

8’- Laçi humbet një top të rrezikshëm në afërsi të zonës, por mesfushori lufton dhe ndërpret aksionin po vetë.

7’- Ajeti spastron zonën, pas një krosimi nga Juranovic.

5’– Goditje këndi për Kroacinë. Bajrami devijon një top që po i drejtohej zonës.

4’- Ndalet në mënyrë të parregullt Ramadani në mesfushë nga Kramaric. Shqipëria dominon minutat e para.

3’- Pasim i bukur i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del dot të depërtojë në zonë.

1’- Shqipëria e nis vrullshëm dhe menjëherë në sulm. Laçi pason bukur për Bajramin, me fantazistin që hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

Starton takimi!



FORMACIONET ZYRTARE:

Kroacia: Livakovic, Spanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj./ tvklan.al