Brazili mban vendin e parë në Amerikën e Jugut

Brazili qëndron në krye të renditjes me pikë të plota në kualifikueset Botërorit 2022 në zonën e Amerikës së Jugut. Seleçao mundi 2 – 0 Uruguajin në Montevideo në javën e katërt të eliminatoreve.

Arthur dhe Richarlison ishin shënuesit, ndërsa Cavani la me 10 lojtarë vendasit prej minutës së 71’, pasi mori karton të kuq. Argjentina u ngjit në vendin e dytë me fitoren 2 – 0 në fushën e Perusë.

Messi ishte në fushë, por golat u realizuan nga Gonzalez dhe Lautaro Martinez. Ekuadori arriti fitoren më të thellë të javës në kualifikueset e Amerikës së Jugut, 6 – 1 ndaj Kolumbisë në shtëpi.

Llogaritë u mbyllën që në pjesën e parë ku vendasit shënuan 4 herë. Nga Amerika e Jugut shkojnë direkt në finalet e Botërorit 4 vendet e para, ndërsa i pesti në renditje duhet të fitojë të drejtën me anë të play off. 

Tv Klan