Kupa e Botës 2026 ka nisur të marrë formë. Janë 42 kombëtare që deri tani kanë siguruar biletën për në Botëror.

E fundit ishte Kuraçao, që bëhet edhe shteti më i vogël në botë nga popullsia që merr pjesë në finalet e Botërorit, me vetëm 156 mijë banorë.

Kanë mbetur edhe gjashtë kombëtare, për të plotësuar Botërorin. Ato do të përcaktohen nga “Play-Off”-et që do të zhvillohen në mars: 4 vende i takojnë Europës, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova, dhe 2 vende dalin nga duelet ndërkontinentale.

Më poshtë janë 42 kombëtaret, që kanë siguruar një biletë zyrtare për në Botëror:

SHBA

Kanada

Meksikë

Australi

Iran

Japoni

Jordani

Katar

Arabia Saudite

Kore e Jugut

Uzbekistan

Algjeri

Kepi i Gjelbër

Egjipt

Gana

Bregu i Fildishtë

Marok

Senegal

Afrika e Jugut

Tunizi

Argjentinë

Brazil

Kolumbi

Ekuador

Paraguai

Uruguai

Zelanda e Re

Austri

Belgjikë

Kroaci

Angli

Francë

Gjermani

Holandë

Norvegji

Portugali

Skoci

Spanjë

Zvicër

Haiti

Panama

Kuraçao