Me besimin se paraqitja e tyre do të jetë ashtu si gjatë kualifikueseve, në kombëtaren shqiptare këto ditë do të analizohen të gjithë lojtarët e Italisë. Deri tani stafi me lojtarët kanë vlerësuar kombëtaren e Spalletit në ndeshjet e fundit që ka bërë.

“Për momentin kemi analizuar ekipin. Besoj nesër dhe sot do specifikojmë dhe sulmuesit. Të gjithë lojtarët aty janë me cilësi të lartë. Unë besoj dhe Scamacca është shumë i rrezikshëm dhe duhet të shohim të tjerët sepse nuk luan vetëm një lojtar”, tha Ajeti.

Motivimi dhe frymëzimi i futbollistëve është aq i lartë saqë mendojnë se me Italinë do të bëjnë një ndeshje të veçantë.

“Kemi tre finale. Gjithmonë shpresojmë të bëjmë diçka speciale. Në ndeshjen e parë me Italinë do shohim të nxjerrim një rezultat pozitiv”, tha Ajeti.

Kombëtarja do të vijojë këtë pasdite me seancën stërvitore të orës 17:00 në funksion të ndeshjes së parë të europianit.

Tv Klan