Në një seancë maratonë që nisi në orën 10:00 të paradites dhe që u mbyll në orën 1:00 pas mesnate, Parlamenti, miratoi me 85 vota pro të shumicës dhe 34 kundër të opozitës ndarjen e re administrativo-territoriale, që parashikon organizimin e territorit në 46 bashki dhe 77 qytete përbërëse.
Mosdakortësia e opozitës për propozimin e shumicës që shkriu 15 bashki ekzistuese me njësi më të mëdha vendore u shoqërua me debate të ashpra dhe tensione.
Deputetët demokratë hodhën sende dhe ujë në drejtim të kryeministrit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët, pavarësisht kritikave nga foltorja, e mbështetën me votë projektligjin.
Jo vetëm gjatë procesit të votimit, por edhe gjatë diskutimeve 14 orëshe, opozita kundërshtoi ndarjen, duke propozuar mbajtjen e një referendumi.
Por socialistët i ftuan sërish në tryezë për ringritjen e këtij komisionit të posaçëm për territorialen, për të diskutuar për funksionin që do kenë bashkitë e reja.
Demokratët këmbëngulin se reforma po bëhet për efekt elektoral.
Ndryshimet do të hyjnë në zbatim për zgjedhjet vendore të 2027, ku qytetarët do të votojnë për 46 bashki dhe jo 61.
/tvklan.al












Botërori 2026 