Vin Diesel ka konfirmuar se “Fast and Furious” do të mbërrijë në destinacionin final.

Aktori bëri një postim në Instagram ku njoftoi fansat se është takuar me skenaristët dhe ekipin që do të  merret me filmin e fundit nga Universal Pictures.

Kjo është deklarata e tij e parë pas akuzave të ish-asistentes për sulm seksual në dhjetor. Akuzat, të cilat Diesel i mohon, burojnë nga një ngjarje në vitin 2010 në një hotel gjatë xhirimeve të “Fast Five”.

“Sapo përfunduam takimin tonë të fundjavës për ‘Fast’ me  skenaristët dhe gjithë ekipin… është pak të themi se entuziazmi për finalen është tmerrësisht i madh”. Më tej ai falenderoi fansat që kanë mbështetur filmin dhe shtoi: “Finalja e madhe nuk është thjesht një fund, është një festë për familjen e mrekullueshme që kemi ndërtuar së bashku. Uroj t’ju bëjmë krenarë”.

Seritë e “Fast and Furious” kanë qenë tmerrësisht të suksesshme. Filmi “Fast X” arriti  mbi 700 milionë dollarë fitime në rang global. Në vijim të tij, do të ketë një film që do të ketë si protagonist Dwayne Johnson dhe yje të tjerë të kastit të “Fast” i cili do të dalë më 4 prill 2025./tvklan.al