Spiker: Drini Zeqo
Headlines 24 Mars
Shqipëria luan pas pak kundër Andorrës në ”Air Albani”. Ndeshja, ”Live” në ekranin e Tv Klan
Shqiperia luan pas pak ne “Air Albania” kunder Andores ne takimin e dyte per eliminatoret e Kampionatit Boteror te Futbollit. Sylvinho ka ne dispozicion te njejtet lojetare si ne ndeshjen me Angline. Perballja transmetohet “live” ne Klan.
KQZ kërkon verifikim në prokurori për 16 kandidatë për deputetë. 4 janë të Lapajt, 4 të Doshit. Asnjë nga PS e PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kerkon Prokurorise te verifikoje 16 kandidate per deputete. 4 jane te koalicionit te drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe 4 te Socialdemokrates se Tom Doshit, ndersa nuk ka asnje nga Partia Socialiste dhe koalicioni i opozitës.
Rama: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit për muajt e verës për të mos pasur kontrolle nga tatimet
Kryeministri Rama u kerkon pronareve te hoteleve parapagim te 65 % te kapacitetit per muajt e veres dhe 30 % per dimrin, ne menyre qe te evitojne kontrollet nga tatimet dhe thote se qeveria ka gati planin per monitorimin me dron te plazheve.
Berisha: Krijojmë 4 zona të lira ekonomike, zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha premton krijimin e 4 zonave te lira ekonomike, zbritjen ne 2 përqind te taksës per shitjen e prones dhe zero taksa per profesionet e lira dhe biznesin e vogël nese e djathta fiton zgjedhjet e 11 majit.
S&P rrit vlerësimin për Shqipërinë, nota pozitive për performancën e fortë ekonomike dhe fiskale
“Standard and Poors” rrit vleresimin per Shqiperine nga “BB minus” ne “BB”. Agjencia e Vleresimit te Aftesive Kredituese jep nota pozitive per performance e forte ekonomike e fiskale dhe parashikon nje rritje ekonomike ne 3 % deri ne 2028.
Turqia përjeton natën më të dhunshme të protestave pro Imamoglu, mbi 1300 të arrestuar
Turqia perjetoi naten me te dhunshme te protesave te mbeshtetesve te opozites, te cilet kundeshtojne arrestimin e kryebashkiakut te Stambollit, Ekrem Imamoglu. Mbi 1300 protestues u arrestuan pas perleshjeve me policine.
Rrjet hekurudhor ose metro për të lidhur 39 kryeqendra të Europës. Pjesë e planit edhe Tirana
Nje institut me baze ne Kopengahen shpalli një plan ambicioz per te lidhur me linje hekurudhore te shpejte apo metro, 39 qytetet me te rëndësishme te Europes, nga Belfasti ne Stamboll. Pjese e planit është edhe Tirana.