Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 3 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 3 Maj 2025
5 të plagosur pas një konflikti me armë në Laç. Mes të lënduarve është edhe një grua
Pesë persona janë plagosur pas një konflikti banal që përfundoi me armë zjarri në qytetin e Laçit, mes të cilëve është edhe një grua, shitëse ambulante. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.
Rama: PS, çelësi për të hapur derën e BE. Në Greqi një mishmash me ndarjen e zarfeve
Kryeministri Rama thotë se vota për Partinë Socialiste është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian. Në takimet elektorale në Gjirokastër e Sarandë, ai lëshoi kritika për procesin e shpërndarjes së zarfeve me vota në Greqi.
Berisha: Pasaporta europiane e Ramës përfundoi në kosh. Tallet me shqiptarët
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se pasaporta europiane e Edi Ramës përfundoi në kosh nga rezoluta e PPE-së. Gjatë takimeve në Peqin e Gramsh, ai tha se Rama tallet me shqiptarët, ndërsa e sfidoi sërish në debat.
Në çdo 1.5 km rrugë, një kamerë dixhitale. 3 akse rrugore në monitorim, 1/3 e makinave me shkelje
Kamerat dixhitale të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut janë të vendosura në çdo 1.5 kilometër rrugë, në 3 akset kryesore të vendit. Në ditët e para rezulton se një e treta e makinave në qarkullim ka kryer shkelje.
Shqiptarët lënë duhanin? Bien ndjeshëm importet e cigareve. Kërkesë e lartë për birrë e kafe
Shqiptarët po konsumojnë më pak duhan, por më shumë birrë dhe kafe. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se importet e duhanit ranë me 21.1% në tremujorin e parë, ndërsa kafeja u rrit me 43% dhe birra me 17.5%.
Rubio dhe Vance, kritika Gjermanisë për AfD-në: Kjo nuk është demokraci, por tirani e maskuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikojnë ashpër vendimin e Gjermanisë për ta shpallur AfD-në organizatë ekstremiste. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, thotë se kjo nuk është demokraci, por tirani e maskuar
/tvklan.al